BallinaKryesoreHelidon Bushati: Koha që Shkodra të fitojë. Në 25 prill, të gjithë...

Helidon Bushati: Koha që Shkodra të fitojë. Në 25 prill, të gjithë bashkë ti japim fund të keqes për familjet tona

Drejtuesi politik i PD Shkodër, Helidon Bushati ka falenderuar shkodranët përpara heshtjes zgjedhore dhe ka shprehur mirënjohje të fortë ndaj tyre.

Bushati e ka vlerësuar si fushatën më emocionuese për të, duke e bërë pjesë të halleve të qytetarëve, ku kanë shtrënguar duart, i kanë hapur zemrat njëri-tjetrit dhe kanë lidhur besën. ‘Për fushatën më emocionuese për mua. Më keni besuar, më keni bërë pjesë të halleve tuaj, me keni hapur dyert dhe më keni ulur në sofër. Nuk është pak. Është shumë. Kemi shtrënguar duart, i kemi hapur zemrat njëri-tjetrit dhe kemi lidhur besën’, shkruan Bushati në Facebook. Bushati iu u ka bërë thirrje shkodranëve, që ditën e nesërme kur politika hesht dhe reflektimi juaj zë vend

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Nesër është dita kur politika hesht, dhe reflektimi juaj zë vend. Një nga momentet më vendimtare.

Dhe po të lutem, mos e vër të mirën dhe të keqen në të njëjtën peshore.

Përpara heshtjes zgjedhore, dua t’ju them një falemnders dhe mirënjohje të fortë.

Për fushatën më emocionuese për mua. Më keni besuar, më keni bërë pjesë të halleve tuaj, me keni hapur dyert dhe më keni ulur në sofër. Nuk është pak. Është shumë. Kemi shtrënguar duart, i kemi hapur zemrat njëri-tjetrit dhe kemi lidhur besën.

Mendo. Keni tetë vite që nuk jeni bërë palë me të keqen.

A duhet t’i japim kohë më tepër? E di që disa prej jush janë të zhgënjyer. Me të drejtë. Por, a nuk mendon se e vetmja fituese e këtij zhgënjimi, është kjo e keqe.

T’i japim fund miqt e mi. As për Helidonin dhe as për Lulzim Bashën. Por për familjet tuaja.

Është koha që Shkodra të fitojë. Me 25 Prill, masivisht, të gjithë bashkë!

Falemnders me zemer!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular