Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft e drejtpërdrejtë me fansat e saj, e herë pas here u jep atyre edhe mesazhe shumë të rëndësishme.
Një nga mesazhet që vazhdimisht ua dërgon ndjekësve përmes postimeve në rrjetet sociale, është që të duan veten e tyre, trupin e tyre, pasi askush nuk është perfekt.
Pak ditë më parë, ajo publikoi një video në “Instagram” ku shfaqej me bikini dhe tregonte pa asnjë problem “defektet” që kishte në trup.
Këto pamje janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit të cilat e kanë komplimentuar për guximin që ka. Por sigurisht ka edhe nga ata që e kanë kritikuar.
Videon në fjalë e ka publikuar edhe një faqe shqiptare në “Instagram”, ku komentet negative të tipit “si lopë” apo “e shpifur”, i kanë rënë menjëherë në sy Bebe Rexhës, e kjo e fundit i ka ndarë këto komente në “Instastory”-n e saj.
“Siç e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare për kulturën time. Por ka diçka që nuk jam krenare për kulturën time”, shprehet këngëtarja shqiptare, e cila përkthen në anglisht disa nga komentet që fansat shqiptarë i kanë bërë.
Ajo shprehet se videon e ka publikuar për të treguar se askush nuk ka trup perfekt dhe se duhet ta duam atë ashtu siç është. Bebe shton se vajzat shqiptare do të ishin më të suksesshme nëse do të ndihmonin njëra-tjetrën, se sa ta ulni atë.
“Në vend ta ngrejë njoni qetrin, ne e ulim njoni qetrin”, ka shkruar Bebe Rexha në shqip.