BallinaAktualitetYuri Kim në terren një ditë para zgjedhjeve/ Diplomatja pi kafe me...

Yuri Kim në terren një ditë para zgjedhjeve/ Diplomatja pi kafe me qytetarët në Fushë Krujë, takon dhe drejtues të policisë

spot_img
spot_img

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Fushë-Krujës një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Diplomatja amerikane ka pirë kafe me disa qytetarë, ndërsa më pas ka takuar drejtuesit e Policisë së Rrethit të Krujës.

Ditën e nesërme mbahen zgjedhjet parlamentare, teksa ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se do të jetë vetë vëzhguese, bashkë me një ekip nga ambasada e SHBA.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA tha sot se grupet e saj të punës do monitorojnë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Yuri Kim në terren një ditë para zgjedhjeve/ Diplomatja pi kafeYuri Kim në terren një ditë para zgjedhjeve/ Diplomatja pi kafe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular