BallinaAktualitetSHBA në terren për zgjedhjet: Do monitorojmë votimin dhe numërimin deri në...

SHBA në terren për zgjedhjet: Do monitorojmë votimin dhe numërimin deri në fund të procesit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar një ditë para zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar se është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasda e SHBA shkruan se grupet e saj të punës do monitorojnë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më herët ambasadorja amerikane Yuri Kim ka treguar se në 25 prill do të jetë në terren së bashku me 24 ekipe të ambasadës së SHBA për të monitoruar procesin e votimit.

“Ditën e zgjedhjeve do të shkoj në disa nga pikat kyçe. Nuk e kemi bërë planin ende, por nga ambasada e SHBA do të ketë 24 ekipe që do të shpërndahen në të gjithë vendin. Në fund do të mbështetemi te OSBE/ODIHR që në fund do të japë verdiktin për zgjedhjet.” tha disa ditë më parë Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular