BallinaAktualitetVideo/ Konfliktohen komisionerët në Vlorë, ndërpritet votimi

Video/ Konfliktohen komisionerët në Vlorë, ndërpritet votimi

Duket se përpos problemeve teknike, kanë nisur edhe tensionet e para në zgjedhjet parlamentare.

Sikurse raportohet, në Vlorë, në qendrën e votimit nr. 4471, komisionerët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Komisionerët e PD kanë pikasur dikë duke fotografuar votën dhe kanë kërkuar të mbajnë procesverbal, gjë që ka çuar në konflikt mes palëve.

Komisionerët janë mbyllur brenda dhe kanë bllokuar votimin, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur kryetarët e KZAZ-ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular