BallinaKryesoreMashtrues dhe në ditën e votimit, Veliaj voton pa radhë, lë në...

Mashtrues dhe në ditën e votimit, Veliaj voton pa radhë, lë në diell pensionistat

Erion Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa i janë drejtuar qendrës së votimit mëngjesin e sotëm.

Por në qendrën votimit prisnin në radhë dhe disa të moshuar.

‘O shokë si jeni? Unë jam te gjashta dhe, jo te pesta’ u shpreh Veliaj, ndërsa një prej të moshuarve që priste në radhë iu përgjigj:

”Edhe ne të gjashta jemi’’.

‘Atëherë do të presin të gjithë së bashku’ dëgjohet të thotë kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Por siç dhe duket dhe në ditën e votimit ai nuk mund t’i lërë mashtrimet.

Pa kaluar disa sekonda dhe sapo kamerat u bënë gati në korridoret e qendrës së votimit, Veliajt i bënë shenjë që mund të futej dhe ai ashtu bëri, duke shpërfillur qytetarët që prisnin në diell.

Videon mund ta ndiqni më poshtë:

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular