BallinaAktualitet“Po shohim si janë sjellë kandidatët”/ Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të...

“Po shohim si janë sjellë kandidatët”/ Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve: Po mbledhim informacione dhe nesër…

Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, Ursula Gacek, vizitoi sot një nga qendrat e votimit në Tiranë. Në një komunikim për gazetarët, diplomatja e lartë nuk dha asnjë detaj për procesin, por u shpreh se nesër do të jenë në një konferencë për mediat.

“Vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, po kjo është pjesë e misionit që përfaqësojmë. Qëndresa jonë këtu i është dedikuar fushatës, si janë sjellë kandidatët nëse ka pasur ndonjë parregullsi gjatë fushatës.

Do të vëzhgoj një numër të vogël qendrash votimi, por vëzhguesit janë shpërndarë në 12 qarqet e vendit që nga fundi i muajit mars.

Është e pritshme që ju të pyesni si ndihem unë. Por më lejoni t’ju zhgënjej sepse ne jemi duke mbledhur informacion dhe duhet të pres kohë për të dalë në një përfundim.

Pritshmëritë tuaja dhe përgjigjet do të vijnë nesër.

Ju do të keni mundësi që të ritakohemi për një konferencë për shtyp që do të zhvillohet me zoom dhe aty do të merrni të gjitha përgjigjet”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular