BallinaKryesorePresidenti Ilir Meta në Elbasan, takim me drejtuesin politik të PD Gazment...

Presidenti Ilir Meta në Elbasan, takim me drejtuesin politik të PD Gazment Bardhi, do të shikojë nga afër procesin në disa qendra votimi

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur rreth orës 10:00 në qytetin e Elbasanit për të parë më nga afër procesin zgjedhor në këtë qytet.

Kreu i Shtetit shoqërohet nga këshilltari i tij, Edmond Panariti.

Presidenti është parë në ambientet e teatrit “Skampa”, ku po zhvillon edhe një takim me drejtuesin e PD ne kete qark, Gazment Bardhi.

Burime nga Presidenca thanë se Kreu i Shtetit do të vizitojë disa qendra votimi në këtë qytet.

Më herët, Kreu i Shtetit ka deklaruar se do të jetë kudo.

Elbasani është një nga zonat më të nxehta zgjedhore.

Gjatë fushatës elektorale pati edhe përplasje me armë zjarri ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular