BallinaKryesoreRama ndjen humbjen, thyen ligjin dhe poston VIDEO me breshër, jashtë shndrin...

Rama ndjen humbjen, thyen ligjin dhe poston VIDEO me breshër, jashtë shndrin dielli

Nuk ka duruar dot më Edi Rama.

Tregoi se nuk e respekton ligjin dhe heshtjen zgjedhore, që deri më tani e kanë respektuar të gjithë.

Edi Rama, i cili po e ndjen humbjen, mëngjesin e sotëm ka vendosur të shkelë ligjin duke postuar një mesazh politik, i cili është i ndaluar deri në orën 19:00, pasi ka heshtje zgjedhore.

Ndërsa jashtë ndrin dielli dhe është një ditë pranverore, Rama ka postuar në Facebook një video me breshër, siç duket për të ilustruar edhe gjendjen në të cilën ai ndodhet në këto momente.

Startnews ka vendosur të mos e ilustrojë lajmin me videon e Ramës, pasi është një mesazh politik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular