Një 14-vjeçare ka lindur ditën e shtunë në spitalin e Pejës dhe pas lindjes së foshnjës, partneri i saj është zhdukur .
Sipas policisë e mitura ka deklararur se ka bashkëjetuar rreth një vit me një djalë ,për të cilin aktualisht nuk dihet vendodhja.
Lajmi është bërë i ditur me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Pejë, 24.04.2021 – 20:00. Viktima e mitur 14 vjeç, më datën 24 prill ka lindur një fëmijë. Viktima deklaron se ka bashkëjetuar 1 vit me një person. Është raportuar për një rast bashkëjetese me një person nën moshën 16 vjeç. Personi është larguar dhe nuk po dihet vendodhja. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”.