BallinaAktualitetGrupi “Kavaç” rrezikon jetën e Dritan Abazoviq, forcohen masat e sigurisë

Grupi “Kavaç” rrezikon jetën e Dritan Abazoviq, forcohen masat e sigurisë

Bëhet me dije nga mediat e Podgoricës se siguria e Dritan Abazoviqit është forcuar për shkak të indikacioneve mes anëtarëve te klanit kriminal Kavaç dhe se po bëhen përgatitje për likuidimin e tij, bën të ditur Vijesti.

Ministria e Punëve të Brendshme në Malin e Zi tha se ,ata erdhën me një informacion të tillë duke ndermarrë veprime te cilat do të hedhin dritë mbi vrasjen e Zoran Ashanit, të kryer dje në Mojkovac.

“Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, kryesisht anëtarëve të grupit të organizuar kriminal Kavaç dhe një prej drejtuesve të saj, Sllobodal Kashqelan, për të ndërmarrë aktivitete që synojnë kryerjen e krimit të rëndë dhe të organizuar si reagim ndaj privimit të tyre nga liria dhe ndjekja penale, duke rrezikuar jetën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Z. Dritan Abazoviq”, njoftoi Ministria e Brendshme malazeze.

Bëhet e ditur më tej bashkë me rëndësinë e veprimtarive të realizuara dhe më përpara, duke qënë dhe të vetëdijhëm se këto grupe kriminale janë pjesë e strukturve më të gjera rajonale se tipari i tyre kryesor është kryerja e krimeve të rënda de se çdo veprimtari që synon rrezikimin e integritetit fizik te zyrtarëve të lartë të shtetit do të destabilizojë situatën e favorshme gjithashtu dhe shumë komplekse të sigurisë. Më tej shtohet se pavonesat dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore plus masat dhe veprimet shtesë ,u morën për të mbrojtur sigurinë e Abazoviqit me qëllimin e konfirmimit të informacioneve në fjalë dhe sigurimin e provave që do të çonin në ndjekjen penale të personave të përfshirë në aktivitetin kriminal .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular