BallinaKryesoreNga presioni mbi administratën te database me të dhënat personale e vrasja...

Nga presioni mbi administratën te database me të dhënat personale e vrasja në Elbasan, ja problemet e evidentuara në raportin paraprak të OSBE/ODIHR

Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev nënvizoi disa problematika gjatë fushatës zgjedhore në vendin tonë, siç është presioni i ministrave tek nëpunësit civilë apo dhe databasa me të dhënat personale të qytetarëve që u përdorën për zgjedhjet.

“Ministrat bënë fushatë edhe gjatë detyrës. Kjo i solli një presion tek nëpunësimit civil. Gjatë fushatës doli një databazë të 900 mijë shtetasve shqiptarë. Përmbante preferencat e tyre kredenciale. Kjo mund të konsiderohej si shkelje e rëndë e privatësisë për interesa të partive. Më lejoni të them dy fjalë për mjedisin mediatik. Ne nga ana jonë do të vazhdojmë të monitorojmë. Dua të theksoj se gjithçka duhet të bëhet në inertes të shqiptarëve. I bëj thirrje të gjithëve që gjithçka ta bëjë në interes të shqiptarëve. Faleminderit për vëmendjen tuaj.”, tha Azay Guliyev.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular