Nga Partia Demokratike, kandidatja Jorida Tabaku bëri një deklaratë pas shpalljes së rezultatit të votimit elektronik në Njesinë nr.10 të Tiranës, një projekt që u realizua për herë të parë në Shqipëri.
Tabaku tha se Tirana po i prin ndryshimit dhe “besoj se njësia 10 është rezultati më i mirë i pasqyrës se si do të jetë Tirana: rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota”.
“Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë e veçanërisht ata të Tiranës që dje morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe Tirana në fakt po i prin ndryshimit, – tha Tabaku. – Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme.
Partia Demokratike është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota ndërkohë që Partia Socialiste ka rënë me 200 vota.
Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosmëri.
Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend, Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja dhe unë i ftoj që të gjithë që të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë sepse e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë.
Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton. Ju faleminderit! Unë mund t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve që ju doni, por besoj se njësia 10 është rezultati më i mirë i pasqyrës se si do të jetë Tirana.
Rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota, rritje 30%. Besoj se me qetësi të gjithë do të kemi edhe rezultatet e tjera në vazhdim.”