BallinaAktualitetVIDEO/Orjola Pampuri: Dy persona të çertifikuar nga KQZ dhunuan komisionerët e PD

VIDEO/Orjola Pampuri: Dy persona të çertifikuar nga KQZ dhunuan komisionerët e PD

Kandidatja demokrate, Oriola Pampuri, është shprehur në lidhje me dhunën që ndodhi në qendrën e numërimit në shkollën ‘1 maji’ ku pati një përplasje fizike midis komisionerëve.

Pampuri tha se dhuna u shkaktua nga dy persona të paidentifikuar që ishin futur në brendësi të KZAZ-së me mjet identifikimi.

Sipas saj, personat e paidentifikuar dhunuan komisionerin e PD-së dhe një të afërmin e tij.

“Kur futën numëruesit tanë në KZAZ gjetën dy persona me mjet identifikimi nga KQZ, të cilët nuk njiheshin as nga PS dhe as nga KQZ. Janë persona të paidentifikuar për të cilët kemi njoftuar policinë për këtë”, tha Pampuri.

Gjatë konfliktit fizik midis palëve u përdorën edhe karriget.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular