BallinaOP EDHija e diktaturës mund të lulëzojë për do kohë, por etja jonë...

Hija e diktaturës mund të lulëzojë për do kohë, por etja jonë për demokraci nuk do të shuhet kurrë

Nga Naim Hasani

Te dashur bashkeqytetarë, miq, demokratë, shqiptar kudo qe ndodheni.

Pas nje beteje te gjate me mjete demokratike dhe dhe nje kulture shume europiane, civile dhe qytetare, Partia Demokratike tashme permbylli fushaten elektorale per zgjedhjet parlamemtare te 25 Prillit 2021.

Rrezultati zyrtar tashme dihet. Shpresa e cdo shqiptari te lire ishte nje ndryshim historik, duke larguar nga pushteti nje qeveri kuislinge qe ne themel te saj per 8 vite kishte krimin dhe korrupsionin e pashoq ne Europe.

Beteja jonë, e cdo demokrati dhe cdo shqiptari tē lirë ishte per liri, demokraci dhe barazi, ashtu si 30 vite me pare kur vrame friken e diktatures dhe kthyem Shqiperine tone te dashur ne nje vend te lire.

Ne fakt harruam se kishim rrezuar diktaturen por jo ata qe organizuan, orkestruan dhe implementuan nje shperlarje totale te trurit dhe zhduken intelligencen shqiptarece krijuan “njeriun e ri socialist”.

Demokracia e brishte shqiptare harroi se nje dite bijte e bijat e xhelatëve te diktatures do te organizoheshin ashtu sic dine ata, per te pushtuar cdo qelize te shoqerise shqiptare dhe duke implementuar nje diktaturë tē re, ate te krimit ekonomik te oligakise dhe varferimit ekstrem te popullates ne Shqiperi me qellim nenshtrimin, poshterimin, skllaverine dhe blerjen e dinjiteti dhe parimit themelor te votes se lire.

Kapja e cdo pushteti dhe nenshtrimi ndaj fuqise se neokomunisteve me nje pushtet total dhe marramendes ekonomik, solli si produkt rezultatin e 25 Prillit 2021 me parimin “ju numeroni, ne fitojme.

Largimi masiv i rinise dhe intelligences shqiptare dhe tretja e saj neper botë, pamundesia e diaspores shqiptare per te votuar, per te zgjedhur e per tu zgjedhur dhe plakja ne menyre galopante e popullsise ne Shqiperi ndihmuan drejtperdrejt ne rrezultatin e ketyre zgjedhjeve ku mosha e trete dhe te varferit ekstremë janë tashme kontigjenti percaktues në votime bashke me bashkepunetorët e pushtetit.

Partia Demokratike e Shqiperise dhe z. Lulzim Bashs ju ofruan shqiptarëve nje alternativë te qarte per nje Shqiperi demokratike, Europiane dhe qytetare ku shqiptarët te jenë zotë te fateve te veta.

Fushata e Partise Demokratike u fokusua ne alternativen qeverisese por edhe ne ndergjegjesimin e shqiptarëve ne rendesine historike te ketyre zgjedhjeve per ndarjen njehere e mire nga hija e diktatures neokomuniste.

Ndersa Partia Demokratike i shpjegonte shqiptarëve alternativen e saj, nje makineri marramendese e nendheshme patronazhistesh, vepronte ne erresiren e nates per te asgjesura dhe tjetersuar vullnetin e lire te shqiptarëve të ndershëm.

Tanime ky projekt u be realitet duke ju thyer zemren dhe shuar shpresat edhe atyre pak shqiptarëve qe besuan se demokracia, liria dhe barazia e votes nje dite do te triumfojne.

Une nuk pajtohem me shprehjen “cdo popull meriton qeverine qe zgjedh” sepse nuk zgjodhi populli por pushteti i te fortit dhe oligarkisë si kurre me pare me historinë e shqiptarëve.

Te dashur demokratë dhe demokrate, ju punuat me shpirt e me zemer dhe mbeshtetet pa rrezerva fushaten e Partise Demokratike dhe z. Lulzim Basha.

Ju duruat cdo presion dhe jeni ju ata qe si ne vitin 1990 i rezistuat diktatures dhe nuk u trembet, nuk u frenuat dhe qendruat deri ne fund duke siguruar nje rezultat tejet te rendesishem pamvaresisht makinerise se pashoqe te te gjithepushtetshmit.

Partia Demokratike ka korrur nje fitore shume te rendesishme kunder se keqes qe eshte instaluar ne Shqiperi. Padyshim ne fund te betejes, PD, si nje bashkim vlerash qytetare, ben balancine dhe nxjerr mesimet per betejat edhe me te medha qe fillojne tani per rivendosjen e demokracise ne Shqiperi.

Beteja jone as nuk filloi dhe padyshim as nuk mbaron sot. Syte i partise tone te perbashket duhet dhe do te drejtohen nga qytetarët e thjeshte qe sot ndjehen me te braktisur se kurrë.

Jam krenar qe per 5 vite kam kontribuar ne Partinë Demokratike te Shqiperise duke drejtuar degen e saj ne Mbreterine e Bashkuar edhe pse nga larg dhe ndoshta pa peshe ne vedndimmarrje ne Shqiperi dhe duke u bere zeri i shqiptarëve qe jane larguar masivisht nga toka jonë arberore si shqiptar, si patriot por edhe si perfaqesues i ligjit dhe drejtesise me te konsoliduua ne botë.

Falenderoj gjithë bashkepunetorët e mi ketu ne Britani anëtarë dhe simpatizantë te PD por edhe cdo qytetar shqiptar qe jeton ne perendim, por syte dhe zemren i ka ne Shqiperi dhe nuk munden te votojne ne keto zgjedhje ne Shqiperi.

Zeri i diaspores qe tashme perben gati gjysmen e popullates shqiptare duhet te degjohet fuqishem si aksionere e drejtperdrejte e fateve te kombit tone.

Vota e diaspores eshte vote me zemer qe as nuk mund te shitet e as nuk mund te blihet kurre.

Rilindasit e vertet shkrine pasurine dhe jeten e tyre qe Shqiperia te egzistonte por ideali i tyre duket sot teresisht i poshteruar.

Nje humbje me nder eshte nje fitore ne shpirt.

Te dashur bashkekombas kudo qe jeni. Mos u ndjeni te deshperuar por ndjeni krenari per luften tone demokratike per liri dhe demomraci.

Hija e diktatures mund te lulezoje per do kohë, por shpirti yne liridashës dhe etja jonë per demokraci dhe barazi nuk mund dhe nuk do te shuhet kurrë.

Mos zgjidhni largimin por kthimin dhe perballjen. Une jam gati ti sherbej kombit tim dhe aspiratave te tij per liri ashtu sic janë me qindra mijera bij e bija te ndershem qe nuk e durojne diktaturen, nuk e durojne roberinë.

Te gjithë se bashku te jemi si nje grusht per tu perbadhur me te keqen qe Shqiperia te lulezoje, qe krimi dhe kriminelët te mos kene vend ne politiken, qeverine, parlamentin dhe shtetin demoratik shqiptar.

Partia Demokratike dhe lideri me Europian ne historine demokratike te Shqiperise z. Lulzim Basha do te dijne ti pergjigjen me te gjitha format demokratike ozurpimit te demokracise.

Në keto momente tejet historike duhet me shume bashkim dhe gjthperfshirje, jo ne baze te interesave personale apo perzgjedhjes selective por ne baze te meritave dhe kontributit intelektual, qytetar dhe meritokracisë ne Shqiperi e diasporë. Padyshim vota e diaspores duhet te jete prioritet parësor i Partisë Demokratike në menyre qe te ruhet nje balance e shendoshë e sistemit demokratik.

Shqiperia do te rrojë se per te luftojmë ne.

Zoti i bekoftë demokratët kudo qe ndodhen. Zoti e bekoftë kombin tone me te cilin historia rralle herë eshte treguar bujare.

Zoti e bekofte Shqiperinë dhe shqiptarët ne mbarë botën.

#ShqipëriaFITON

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular