BallinaKronikeSherri në KZAZ 30 në kryeqytet, procedohen penalisht 3 vëzhguesit

Sherri në KZAZ 30 në kryeqytet, procedohen penalisht 3 vëzhguesit

Procedohen penalisht tre personat, të cilët u përfshinë ditën e djeshme në konflikt në shkollën “1 Maji”, ku edhe po zhvillohej procesi i numërimit të votave.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit:

J.M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular