BallinaKronikeAksident në autostradën Durrës-Tiranë, vdes pasagjerja

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, vdes pasagjerja

Aksidenti i ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës ka regjistruar një viktimë.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjerja e njërit mjet, ndërsa dy shoferët kanë përfunduar në ambientet e policisë.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular