BallinaKryesoreAlibeaj: U ndeshëm me kaçakë dhe kriminelë, ndodhi një masakër elektorale

Alibeaj: U ndeshëm me kaçakë dhe kriminelë, ndodhi një masakër elektorale

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Enkelejd Alibeaj, duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, deklaroi se PD kishte përballë kaçakë dhe kriminelë.

Në “News 24”, Alibeaj thekson se lufta për demokraci vazhdon.

“PD nga kjo betejë doli më e fortë. Diferenca është deri 2.5 përqind mes regjimit nga njëra anë dhe qytetarëve nga ana tjetër. Ne kishim betejë me një sistem të strukturuar. Me para të vjedhura, kriminelë e presion administrate kanë fituar. Ne e dinim se përballë nuk kishim parti politike, por krimin.

U ndeshëm me kaçakë dhe kriminelë. Më shumë se 600 mijë shqiptarë votuan për ne, luftën për demokraci do ta vazhdojmë. Ne kuptuam në këto zgjedhje edhe dimensionin e së keqes, që e kemi përballë. Maxhoranca bëri reformën zgjedhore sipas dëshirës. Ndodhi një masakër elektorale”, tha Alibeaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular