BallinaAktualitetDEBATI/Plas sherri në “Open” mes Mark Markut dhe Carlo Bolinos: Ke 30...

DEBATI/Plas sherri në “Open” mes Mark Markut dhe Carlo Bolinos: Ke 30 vjet këtu nuk di shqip

Mark Marku dhe Carlo Bollino janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Të dy të ftuar në “Open”, kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrin, teksa po diskutonin për mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana e Partia Demokratike.

Marku tha se do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha ai që do të dalë ta thotë zyrtarisht këtë gjë, ndërsa Bollino u shpreh se ky është një gabim, është njësoj si të kthehesh pas në kohën kur dogjën mandatet.

Pas replikës së Bollinos, Marku i tha se ai ende nuk ka mësuar të flaës shqip dhe se nuk mund të sqarojë këtë gjë. Replikat vijuaN më të forta mes tyre.

PJESE NGA DEBATI

Carlo Bolino: Mos harro që je profesor. Nuk ke si të thuash këtë gjë, është njësoj si të kthehesh pas në kohë dhe të djegësh mandatet.

Mark Marku: Po ti mos harro që ke 30 vjet në Shqipëri, je gazetar e nuk di shqipen. I vë në shërbim të qeverisë median, je tregtar i medias, as gazetar nuk je ti

Carlo Bolino: Je shitur për 8 vite si analist i pavarur dhe dole i shitur në një parti politike. Mos më bëj leksione mua se nuk kam nevojë. Mos të flasim për Italinë se ka traditë tjetër.

Mark Marku: Keni dhe traditën e Musolinit.

Carlo Bolino: Ju pretendoni që bindja juaj janë faktet. Ju tani akuzoni forca politike që kanë vjedhur zgjedhjet, bëni shumë mirë, faktoni, shkoni në KQZ dhe SPAK.

Mark Marku: Kush tha që nuk e kemi bërë?

Carlo Bolino: Shumë mirë. Deri tani faktet e vërtetuara janë vetëm vjedhjet e votave nga anëtarët e LSI-së. Kryemadhi ka pranuar që gabimi fatal ka qenë djegia e mandateve. Nëpërmjet këtyre, i keni humbur zgjedhjet.

Mark Marku: Kemi humbur se na kanë vjedhur.

Carlo Bolino: Pavarësisht nga gafa fatale, propozoni të bëni të njëjtën gjë.

Mark Marku: Je i fundit që mund të na japësh këshilla. Je i fundit që mund të marrim në konsideratë qoftë vërejtjen më të vogël.

Carlo Bolino: Ti je anëtar i një parti politike. I keni humbur zgjedhjet se keni folur për dhunë e për sulme. Shkoni në shesh e thoni “të shporrim”.

Mark Marku: Je komunist. Nuk je as komunist italian. Unë kam qenë student në 1990 dhe është turp që vjen e na thua që protesta është dhunë. Mendoja se je komunist italian, ti qenke komunist i Enver Hoxhës.

Carlo Bolino: Pak më vonë ta tregoj unë me fakte se unë di të bëj gazetarin. Ta tregoj unë me fakte se e kam zbuluar një gjë që do ta tregoj më vonë pse PD ka humbur zgjedhjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular