BallinaKryesoreMark Marku: Ja sa mandate janë familjarë të deputetëve që u larguan...

Mark Marku: Ja sa mandate janë familjarë të deputetëve që u larguan nga dekriminalizimi

Në studion e Çim Peka Live, drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku, ka bërë të ditur për herë të parë fakte se si në zonën elektorale që mbulonte janë blerë vota masive me ndihmën edhe të Policisë së Shtetit. Marku tha se vetëm në Parlamentin e ri të Shqipërisë do të kemi 7-8 deputetë të cilët indirekt janë të lidhur me krimin.

‘Provat janë edhe njëherë në parlamentin shqiptar, ku tashmë kanë hyrë minimumi 7-8 deputetë të lidhur me krimin. Dhe nuk janë vetë, por janë fëmijët, nipër, mbesa,  të cilët kanë marrë 7-8 mandate aq sa nuk ka marrë as LSI që është parti e struktuar që merr minimumi 12 deputetë. Nuk janë vetëm votat e Tom Doshit, por janë edhe te Qifes që janë larguar nga parlamenti, dhe që dihet se si i kanë marrë votat, direkt me blerje. Fakti që janë tërhequr ata që janë larguar nga dekriminalizmi dhe janë futur fëmijët e tyre, kjo është e dukshme.

Partia Socialiste ka bërë një operacion prej një viti për të blerë votën.

Në qarkun e Lezhës, për shkak të tërmetit filloi operacioni i rindërtimit të banesave dhe ky operacion ka qenë një operacion i pastër diku te 10-15 milion euro,

E para është njëherë abuzim me ndihmat e qeverisë turke dhe ato janë dhënë për ndërtimin e banesave. Nësë SPAK bën një kontroll, do shikojë që dëmshpërblyer banesa e dikujt që nuk ka pasur probleme. Shikoni kush i jep legalizimet, shikoni muajin e fundit se sa shtëpi janë legalizuar. Përmes legalizimit të shtëpive janë blerë vota. Me ligj administrata shtetërore, fondet publike, nuk mund të përfshihen në fushatë. Ka pasur një operacion supër të organizuar për blerjen e votës. Të gjitha mbledhjet e PS bëheshin në administratë.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular