BallinaKryesoreMë i votuari pas Bashës, Agron Shehaj falenderon votuesit: Do ta tregoj...

Më i votuari pas Bashës, Agron Shehaj falenderon votuesit: Do ta tregoj me punë, se jam në politikë për ju

Kandidati për deputet më i votuari në Tiranë, pas kryedemokratit Lulzim Basha, ka falenderuar të gjithë votuesit e Partisë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht votuesit në Njesinë 5 dhe 7.

Duke theksuar rezultatin në rritje të PD në këto zona, Shehaj u shpreh se vota për Partinë Demokratike nuk është e humbur, por ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e  Shqipërisë,  që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

‘U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik’, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Dua t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht në Njesinë 5 dhe 7, ku pata nderin të punoj bashkë me demokratët. Mbi 9 mijë vota më shumë se në vitin 2017, në këto dy njesi, janë një besim i madh për partinë tonë.

Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve pēr t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.

Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e  Shqipërisë,  që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik.

Faleminderit!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular