BallinaKronikeVrasja në Elbasan/ Rama mbron Ardi Veliun dhe prokurorin që gënjyen publikisht

Vrasja në Elbasan/ Rama mbron Ardi Veliun dhe prokurorin që gënjyen publikisht

Kryeministri Rama i është shmangur pyetjes direkte në Opinion nga gazetari Lutfi Dervishi, nëse do të shkarkohej apo jo Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu pasi kishte gënjyer publikisht për vrasjen në Elbasan. Dukshëm i sikletosur dhe i acaruar nga pyetja, Rama filloi të thotë se ai nuk kishte pse i përgjigjej pyetjes: Unë jam kryeministri i Shqipërisë. Tani jemi pas zgjedhjeve. Ka fituar zgjedhjet Partia Socialiste. Ça i keni kto? Do shikoni filxhanët?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe prokurori i Elbasanit Alfred Shehu dolën në një konferencë për mediat pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe u thanë gazetarëve se nga kontrolli i makinave nuk u gjetën materiale zgjedhore. Por pas zgjedhjeve, në seancë gjyqësore, prokurori pranoi se në makinën e Kelmend Xhaferrit u gjetën karta ID, para dhe lista e votuesve me modelin e patronazhistëve.

Të dy, si kryepolici dhe prokurori gënjyen publikisht për provat e gjetura në vendngjarje pas akuzave të PD-së se Mehmet Greca ishte kapur duke blerë vota.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular