BallinaKronike(EMRAT) Dënohet banda e kokainës në Britaninë e Madhe, mes trafikantëve edhe...

(EMRAT) Dënohet banda e kokainës në Britaninë e Madhe, mes trafikantëve edhe 3 shqiptarë

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dhënë burg për 6 trafikantë drogë të cilët akuzohen se kishin mbushur jug-perëndimin e Britanisë me kokainë.

Sipas asaj që raportohet ne mediat britanike, tre prej të dënuarve ishin me origjinë nga Gloucester dhe janë dënuar në total me 45 vite heqje lirie. Atyre iu është sekuestruar një sasi prej 3 kg kokainë si dhe një shumë parash prej 150 mijë paundësh.

Në këtë grup sipas mediave britanike ishin të përfshirë edhe shqiptarë, ku dy vëllezër, Luciano Giaquinto, 53 vjeç, nga Barton Street, Gloucester dhe Andrew Giaquinto, 58 vjeç, nga Overbury Road, Gloucester, blinin sasi të mëdha kokaine të siguruar nga shqiptarët

Hetimet kanë zbuluar se rreth një vit më parë oficerët e mbikëqyrjes vëzhguan se Luciano la adresën e tij në zonën Barton Street të Gloucester dhe u takua me një automjet që kishte udhëtuar nga Londra atë mëngjes. Drejtuesi i automjetit ishte Anesti Koreta, një ndërlidhës që punonte me rrjetin kriminal.

Detektivët më vonë zbuluan se Luciano kishte organizuar takimin përmes anëtarëve të tjerë të grupit shqiptar të krimit.

Anesti Koreta, i moshës 42 vjeç, dhe nga Upton Road, Edmonton, u ndalua teksa udhëtonte përsëri drejt Londrës me mbi 38,000 paund në makinë. Të tre u akuzuan për shpërndarje kokaine dhe u deklaruan fajtorë.

Më tej dedektivët me vijim e hetimeve arritën të identifikojnë Dhimitri Gjinin, vjeç 41, nga Sandringham Road, Golders Green, e kishte dërguar Anesti Koretën të takohej me Lucianon.

Gjini u ndalua ndërsa ai u përpoq të largohej ndërsa oficerët i gjetën 60,000 paund në automjetin e tij. Detektivët identifikuan se Gjini dhe Koreta kishin punuar së bashku për disa kohë për të shpërndarë kokainë.

Hetimet e mëtejshme identifikuan se shqiptari tjetër Dashnor Pali kryente furnizimin me kokainë të vëllezërve Giaquinto si dhe të Kadodia.

Hetimet zbuluan se ai ishte deportuar pasi ishte dënuar në 2018 me pesë vjet burgim për furnizim me kokainë. Pali ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuara para skadimit të dënimit të tij dhe po përdorte një emër të rremë për të fshehur identitetin e tij.

Më 7 korrik 2020, oficerët arrestuan Palin, i cili rezultoi se kishte qenë mik me Lucianon disa muaj para se të nisnin biznesin për shpërndarjen e kokainës.
Pali, 34 vjeç dhe nga Highfield Road, Tipton, Birmingham u deklarua fajtor dhe u dënua me 7 vjet e katër muaj burg. Gjini u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Bristol. Luciano Giaquinto u burgos për shtatë vjet e shtatë muaj, ndërsa vëllait të tij Andreë iu dha shtatë vjet e gjashtë muaj. Kadodia mori një dënim me burgim prej gjashtë vjet e 10 muaj. Koreta u dënua për pesë vjet e 11 muaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular