BallinaAktualitetPD nxjerrë videon: Si kanë vepruar bandat e pushtetit për të vjedhur...

PD nxjerrë videon: Si kanë vepruar bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve

Partia Demokratike ka postuar një video ku vijon të hedh akuza ndaj Partisë Socialiste dhe Tom Doshit, duke thënë se kanë vepruar me bandat e tyre për të vjedhur dhe blerë votën.

Sipas Partisë Demokratike, çdo ditë po dalin fakte të reja lidhur me veprimet e Edi Ramës dhe Tom Doshit për të blerë vota. PD thekson se këto prova janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

“Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Ato faktojnë masakrën zgjedhore. Këto prova janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

Grupi i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe i drejtuar nga këshilltarja e saj, në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.” Thuhet në videon e shpërndarë nga Partia Demokratike. E.L/abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular