BallinaKryesoreTha se kishte gjetur princin e kaltër por…, Big Mama flet për...

Tha se kishte gjetur princin e kaltër por…, Big Mama flet për jetën private dhe krizën e Pandemisë

spot_img
spot_img

Një foto e Big Mamës ku mbante në dorë një tullumbace ku shkruhej “Djalë apo vajzë”, nxiti thashethemet se këngëtarja është shtatzënë.

Por Big Mama i hodhi poshtë lajmet, teksa u shpreh se kur të ndodhë nuk do e mbajë të fshehtë.

“Njerëzve ju intereson gjithçka, unë nuk fsheh asgjë. Nuk jam shtatzënë. Ishte foto që bëra me tullumbace kur u zbulua gjinia e fëmijës, sepse do bëhem hallë. Më kanë fejuar, e martuar por kurrë nuk e kanë gjetur me kë. E kam edhe unë një të kaluar, por kurrë s’do e merrni vesh,”– tha Big Mama e ftuar në “Prive”.

Këngëtarja, e cila pak ditë më parë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit tha se kishte gjetur princin e kaltër por jo kalin, sqaroi të vërtetën e statusit të saj gjatë intervistës.

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

Ajo tha se aktualisht është single, por e lumtur. Megjithatë shtoi se një femër e fortë ka nevojë për një mashkull në krah që ta mbështesë.

“Një femër e fortë ka nevojë për mbështetje, një krah, nuk kërkoj mbështetje materiale, por dikë që të pyesë a je lodh dhe të shoqërojë. Për fat të keq nuk kemi asnjë mbështetje, jam single dhe e lumtur, hajt mere vesh (qesh)”- u shpreh Big Mama.

 

Prej disa kohësh këngëtarja nuk ka sjellë projekte muzikore dhe ka një arsye për këtë. Ajo tregoi se muzikën s’do e lërë asnjëherë pas dore, por nuk ka pasur të ardhura për shkak të pandemisë.

“Muzikën nuk e lë asnjëherë anash. Ndodhi ky kaos dhe na i ndaloi të gjitha. Tani vetëm të dal këtu të shes mend, e të rrej duke thënë se do bëj këtë e atë, kur nuk i kam dy dinarë në xhep. Muzika, videoklipi duan pare, por ku ti marrim paret. S’kemi pas as koncerte dhe as dasma. Vetëm një këngë kam të përfunduar, e përgatita për sezonin e kaluar veror. Por u ndalua gjithçka, do shikoj situatën të shoh si do shkojë,”– u shpreh ajo.

Ndërsa foli edhe për prurjet e reja në tregun muzikor. Big Mama theksoi se këngëtarët e rinj “kanë ndryshuar gjithë sistemin dhe se tek ata nuk i pëlqen mendjemadhësia”.

Ajo u shpreh se në muzikë këngëtarët duhet të gjejnë mënyrë për të mbijetuar pasi kohët ndryshojnë dhe se ka bërë të pamundurën për të qëndruar në ekran.

“Faji është tek këngëtarët e rinj, ata e kanë ndryshuar të gjithë sistemin, tek ata nuk më pëlqen mendjemadhësia dhe mundohen të jetojnë në jetën e Hollywood apo amerikanëve, por ne nuk jemi atje, jemi shqiptarë. Krenohem kur flitet për muzikën shqiptare, se kemi ecur shumë përpara. Kemi hapur dyer nëpër botë. Dëgjohet muzika jonë. Unë s’mund të jem si në vitet 2000, duhet të gjejmë mënyrë sesi të mbijetojmë. Jam munduar me çdo kusht që të rri në ekran dhe kam gjetur mënyrat e mia duke drejtuar programe etj.,”– përfundoi këngëtarja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular