BallinaAktualitetFOTO/Aktori i njohur për herë të tretë në spital uron vajzën për...

FOTO/Aktori i njohur për herë të tretë në spital uron vajzën për ditëlindjen: Ky virusi veç qoftë indian

Aktori dhe autori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, prej disa javësh është duke u trajtuar në spital nga COVID-19.

Artisti me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se aktualisht ndodhet në Klinikën e Pulmologjisë.

Derisa ka bërë një dedikim për ditëlindjen e vajzës së ndjerë, ai shprehet me mllef pasi është viti i dytë që nuk ka mundur ta vizitojë tek varri për shkak të situatës së krijuar

Ky është postimi i plotë i Lajçit:

Gëzuar me ëngjëjt
A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën, e m’ktheu n’repartin e veremlive,(siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë!
E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?
Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!
Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma!
Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizori Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marrë frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!
M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!
Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!
Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!
Bubulinë, gëzuar me ëngjëjt!

P.s Harrova! Prap ma morën strishon n’hundë, mos rastësisht m’ka marrë virusi për të tretën herë! Veç n’qoftë indiani tash, se ky anglezi iku para nji mueji!
Pulmologji, 02.05.2021

Foto/ Aktori i njohur për herë të tretë në spital uron

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular