BallinaKryesorePatronazhistëve ua keni prerë biletat për pushime në Dubai? Vihet në siklet...

Patronazhistëve ua keni prerë biletat për pushime në Dubai? Vihet në siklet Ervin Bushati

Kryetari i Partisë Socialiste Tiranë, Ervin Bushati, është vënë në siklet gjatë një interviste që ka dhënë për Ora Neës.

Gazetarja Matilda Mcini e ka pyetur në lidhje me të dhënat e qytetarëve, teksa me ironi I thotë nëse ua kanë paguar biletat për në Dubai patronazhistëve.

Në këtë moment Buashti ka nënqeshur, duke thënë se lista që u publikua nga portali Lapsi.al nuk ekziston.

Matilda Mcini: Patronazhistëve ua keni prerë biletat për pushime në Dubai?

Bushati: Nuk e di që të jenë patronazhistët ata që kishit  nxjerrë në reklamë. Por megjithatë pas procesit të vaksinimit Shqipëria po funksionon si një vend normal. Shqipëria është hapur,  ekonomia është kthyer në normalitet. Këtë vit do të ketë një ringritje ekonomike. Njerëzit do të rikthehen në punë  nxënësit do të kthehen në shkolla. Një medium që ka nxjerrë një listë që nuk është fare ajo që ekziston, unë përshembull aty dalë votues i PD-së.

Matilda Mcini: Po nuk mund të dilni ju votues i PD-së kur e keni krijuar vetë këtë databazë.

Bushati: Është e pakonceptueshme, sistemi ynë është shumë më avancuar nga ai që shikoni ju.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular