BallinaAktualitet“Po qeverisemi nga një mazhorancë që...”/ Zheji: Pse Rama kërkon pushtet pa...

“Po qeverisemi nga një mazhorancë që…”/ Zheji: Pse Rama kërkon pushtet pa kufi? Basha i guximshëm që publikon emra

Analisti dhe gazetari Artur Zheji teksa ka bërë një analizë mbi situatën pas zgjedhore në Shqipëri, thotë se me fitoren e PS tashme do të qeverisemi nga një forcë politike, e cila nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve.

Referuar denoncimeve të PD, Zheji thotë se Opozita ka prova të qarta sa i përket mosrespektimit të rregullave të lojës.

Faktin që Rama kërkon pushtetin për të bërë gjëra të mëdha, Zheji e shikon si mundësi për një demokraci më të vogël.

“Po qeverisemi nga një forcë politike nga një mazhorancë e cila nuk përfaqëson më shumicën e qytetarëve. Pra nëse kemi parasysh pjesën e shqiptareve që nuk kanë marrë pjesë në votime, nëse marrim parasysh votën e pavlefshme që është një pikëpyetje e madhe, duke patur parasysh kontestimet e mëdha që bëhen nga ana e opozitës dhe që ka një lloj baze dhe lëvizin me 5-6 deputetë në kontestimet e tyre, ne gjithmonë e më shumë na forcohet bindja që është një pakicë që do qeverisë një shumicë kundër vullnetit të kësaj shumice ose me një vullnet të pa pyetur të kësaj shumice.

Rregullat dhe pikësimet, semaforët e demokracisë në këtë vend duket se  nuk janë aq funksionale. Opozita ka prova të qarta sa i përket mosrespektimit të rregullave të lojës.

Pse do këtë pushtet kaq të gjatë dhe pa kufi kryeministri? Ai thotë  se e dua, sepse kam një projekt të madh. Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë ndonjë mbret apo ndonjë kalif të madh që të thotë nuk kam projekt. Të gjithë kanë projekte të mëdha. Do bëjnë Arabinë e Bashkuar, do bëjnë Mongolinë e Bashkuar do bëjnë Gjermaninë e madhe. Pra të gjithë kanë dëshirën për të bërë gjëra të mëdha. Mbi këto gjëra të mëdha do krijojnë një demokraci më të vogël. Rama do ta ngjisë Shqipërinë në majë, por demokracia le të rrijë poshtë”, tha Artur Zheji në News24.

Zheji u shpreh se Basha është një lider serioz dhe i guximshëm, i cili nuk e kërkon të marrë pushtetin me anë të bandave. Sipas analistit, atë që kërkon dorëheqjen e Bashës duan ti ngulin thikën për pushtet.

“Përtej atyre që duan t’i ngulin thikën për pushtet, Basha nuk po mbrohet me këtë realitet.  Ai është një kryetar opozite më serioz dhe më i guximshëm. Është trimëri që këta emra që edhe në si gazetarë nuk i kemi shumë qejf ti përmendim. Sepse këta të kërcënojnë.

Pyetja është cila është Shqipëria që duam ne? Shqipëria ku do vendosin këta personazhe. Nëse do të vish në këtë Shqipëri me këta personazhe të fortësh që krijojnë diferencën, nuk po them që këta janë përfaqësuesit e votave të PS, PS ka votat e tyre, por kjo është diferenca permanente për të fituar. Nëse Basha do të donte për simetri të vinte në pushtet nuk do bënte as protesta asgjë, do të marrë rivalët e këtyre bandave ti pajtojë në PD dhe të fillojë lufta e bandave”, u shpreh në analizën e tij Zheji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular