BallinaKryesoreBujar Leskaj takon dhe falenderon numëruesit, vëzhguesit, komisionerët, kreun e PD dhe...

Bujar Leskaj takon dhe falenderon numëruesit, vëzhguesit, komisionerët, kreun e PD dhe kandidatin në Delvinë

Nga Bujar Leskaj

Zhvillova një takim me numëruesit, vëzhguesit e komisionerët e Partisë Demokratike në bashkinë e Delvinës.
I falenderova për punën, përkushtimin, devotshmërinë e treguar, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe gjatë procesit të numërimit e mbrojtjes së votave nga ana e tyre.
Puna e tyre dhe e strukturave të partisë gjatë fushatës dha frytet e veta, sepse kjo bashki pati rritjen më të madhe në zgjedhje, 73% të votave në mbështetje të Partisë Demokratike në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të 2017.
Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e PD Delvinë, Hari Imeri, kandidatin për deputet, Julian Zoto, strukturat e degës dhe bordet pranë PD.
Falenderim për anëtarët e Forumit Rinor dhe angazhimin e tyre në këtë fushatë si mbështetës aktivë e të pandarë të PD.
I garantova miqtë demokratë që Rama këto zgjedhje të blera as nuk duhet t’i gëzojë e as do t’i gëzojë.
Strukturat e Partisë Demokratike të Delvinës, si në mbarë Shqipërinë do të vazhdojnë përballjen me regjimin e Ramës deri në rrëzimin e tij, duke grumbulluar të gjitha faktet që dëshmojnë për blerjen e votave, por edhe do të jenë në krah të luftës të kryetarit Lulzim Basha, për zbardhjen e plotë të manipulimeve e masakrës elektorale të 25 prillit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular