BallinaAktualitetBosi turk i kriptomonedhës fshihet në Shqipëri, mediat turke nxjerrin pamjet nga...

Bosi turk i kriptomonedhës fshihet në Shqipëri, mediat turke nxjerrin pamjet nga hoteli: Grabiti 2 milionë usd

Themeluesi dhe drejtuesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, Faruk Fatih Özer, i cili kërkohet me njoftim të kuq ndërkombëtar, është filmuar teksa hyn në një hotel në Shqipëri

Kështu shkruajnë sot mediat turke të cilët kanë publikuar dhe foto nga hoteli ku turku i shumëkërkuar i veshur me një xhup blu i shoqëruar nga një person tjetër me xhup me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë prenoton hotelin.

Vazhdon hetimi i cili ka filluar nga prokuroria turke më 22 prill, mbi pretendimet se një numër i madh njerëzish janë dëmtuar për shkak të pamundësisë për të hyrë në faqen e internetit të kompanisë Thodex.

Punimet për kapjen e Özer-it vazhdojnë kryesisht në Shqipëri, pasi u përcaktua se ai ishte fshehur  në këtë vend. Özer u filmua nga kamerat e sigurisë teksa kryente hyrje në një hotel në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Gjithashtu, në pamje vërehet se Özer i zgjat pasaportën punonjësit të recepsionit.

Bosi turk i kriptomonedhës fshihet në Shqipëri, mediat turke

Autoritetet turke duket se janë tepër të përkushtuara për kapjen e bosit të kriptovalutës turke “Thodex”, i cili dyshohet se fshihet për dy javë në Shqipëri, së bashku me një server, brenda të cilit mbahen 108 milion dollarë në kriptovaluta.

Mediat turke raportojnë se policia ka dërguar një ekip prej pesë personash në Ballkan, ku njëri prej tyre po punon me autoritetet shqiptare për të gjetur dhe kapur Faruk Fatih Özer, i cili dyshohet se ka fshehur rreth 2 miliardë dollarë që u përkasin më shumë se 390 mijë investitorëve në kriptovalutën turke “Thodex”.

Bosi turk i kriptomonedhës fshihet në Shqipëri, mediat turke

Ndërkohë, katër të tjerë kanë shkuar në Kosovë, Maqedoni, Bosnjë dhe Mal të Zi ku dyshohet se turku mund të shpëtojë pasi po ndiqet nga afër në Shqipëri. Më parë, policia gjithashtu zbuloi vendndodhjen e tij duke zbuluar adresën e tij.

Media turke EnSonHaber shkruajti se menjëherë pasi mbërriti në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në një hotel pranë Zogut të Zi në Tiranë duke rezervuar tre netë, por që ai u largua atje natën e dytë duke u fshehur në një shtëpi pranë zonës së Pazarit të Ri në Tiranë . Ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

“EnSonHaber” raporton duke iu referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk qëndroi shumë pasi u zbulua nga autoritetet, kështu që ai u drejtua drejt Rrugës Myslym Shyri. Por nuk u tha për turkun e famshëm pasi ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia, duke bërë që ai të transferohej së fundmi në zonën e 21 Dhjetorit ku ai ka humbur gjurmët.

Mediat turke raportojnë se ai dyshohet se fshihet ende në Shqipëri me synimin për të ikur në një nga vendet e Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe Bosnja.

Ndërkohë, sipas mediave turke, policia ka kontrolluar edhe Fierin dhe Vlorën, pasi dyshohet se Faruk Fatih Özer mund të arratisej me skaf për në Itali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular