BallinaKronikeI grabitën 5 milion lekë sonte, kambisti: Njëri më priste në ashensor,...

I grabitën 5 milion lekë sonte, kambisti: Njëri më priste në ashensor, dy ishin jashtë

jë ngjarje e rëndë u konsumua këtë mbrëmje në qytetin e Sarandës. Idajet Ibrahimi, kambist në këtë qytet, u dhunua dhe u grabit ndërsa po ngjiste ashensorin e pallatit ku jeton, nga 3 persona të cilët i morën një shumë prej 5 milionë lekë të vjetër

60-vjeçari u shpreh për mediat se në ashensor po e priste njëri nga autorët, ndërsa dy të tjerë ishin jashtë që e sinjalizonin për lëvizjet.

“Në ashensor po më priste një. Kurse thonë që ishin edhe dy veta jashtë, një vajzë dhe një djalë” tha kambisti.

Nga sulmi mësohet se kambisti ka pësuar disa fraktura, ndërsa ka dalë nga spitali ku mori ndihmën e parë mjekësore.

Sarandë/Informacion paraprak

Me datë 07.05.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.4, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë  një shumë parash.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular