BallinaSocialeU gjet i varur pas lojës në Tik-Tok/ Mësuesja: I mituri s’kishte...

U gjet i varur pas lojës në Tik-Tok/ Mësuesja: I mituri s’kishte probleme, kishte tipare lideri

spot_img
spot_img

Një 10-vjeçar humbi jetën dy ditë më parë aksidentalisht, pasi po tentonte të bënte një video sikur po vetëvritej me qëllimin për ta hedhur në rrjetin social Tik-Tok. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin në Shkodër, por në mënyrë të veçantë stafin e shkollës “At Gjon Karma” në Gurin e Zi. Mësuesja kujdestare Roberta Naraci ka rrëfyer në një deklaratë për mediat se Nasiri nuk kishte shfaqur probleme, madje ishte një fëmijë lider në klasë.

“Nasiri Y, ishte nxënësi im që prej klasës së parë. Mund ta përshkruaj si një nxënës me arritje të mira, me tipare të një lideri. Një fëmijë shumë i shkathët. Gëzonte respektin e nxënësve dhe mësuesve. Shumë sjellje e mirë. Asnjëherë nuk ka shfaqur probleme”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse ka arritur të komunikojë me familjarët si ka ndodhur ngjarja ajo ka thënë: “Kam arritur të komunikoj, por jo direkt me prindërit, por me familjarë të tjerë më të largët, pak a shumë këtë ide kanë edhe ato. Megjithëse nuk janë shumë të qartë si ka ndodhur. Kontrolli i prindërit nuk duhet të mungojë për asnjë arsye për asnjë moment sidomos kur nxënësit janë ende në moshë kaq të vogël. Jemi të gjithë të tronditur, falë edhe punonjëse sociale që ka shkolla është bërë një punë shumë e mirë për të ndryshuar pak humorin e nxënësve”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular