BallinaKryesoreNxiton maxhoranca, mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidetit Ilir Meta

Nxiton maxhoranca, mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidetit Ilir Meta

Maxhoranca nuk do të humbë asnjë ditë, pas iniciativës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Komisioni Hetimor, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e sotme në orën 11:00.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Ky Komision drejtohet nga deputeti socialist, Alket Hyseni, ndërsa nënkryetari i komisioni është Myslim Murrizi. Sekretare është Klotilda Bushka dhe anëtarë të tjerë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe  Arlind Çarçani.

Ndërsa zëvendësues janë emëruar Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular