BallinaKryesore1917/Delegacioni shqiptar në Vjenë. Ja emrat e gjithe perfaqesuesve...

1917/Delegacioni shqiptar në Vjenë. Ja emrat e gjithe perfaqesuesve…

spot_img
spot_img

Në nëntor 1916, u lajmërua vdekja e perandorit Franz Jozef, i cili vetëm pak kohë më parë kishte festuar 80-vjetorin e lindjes. Më këtë rast, kolonia shqiptare në Vjenë me nënshkrimet e Abdi Toptanit, Filip Nogës, Bajram Currit, Masar Toptanit, Nexhip Bashës, etj, i dërgoi një telegram ngushëllimi perandorit të ri, ku theksohej roli shpëtues i Austro – Hungarisë për Shqipërinë. Pak javë më vonë, një delegacion shqiptar, i përbërë prej 34 vetash udhëtoi, në Vjenë për t’i uruar hipjen në fron Perandorit 29-vjeçar Karlit I. Nga Shkodra delegacioni shkoi në Cetinë e nga këtu në Sarajevë e vijoi me tren për në Vjenë. Më 18 prill 1917 u zhvillua edhe takimi me perandorin. Delegacioni shqiptar, sipas gazetës “Vëllaznija” përbëhej nga:

Musa Juka, Kolë Ujka, Hasan Efendi Bekteshi (Shkodër)

Vat Marashi (Shkrel)

Gjelosh Gjika (Kastrat)

Abdi Kola (Shalë),

Hasan Ahmeti (Postribë)

Mano Bej, Mehmet Bej, Dedë Çoku (Lezhë)

Llesh Miloti (Zadrimë)

Ndue Gjoni (Orosh)

Zef Ndoci (Spaç)

Zenel Aga (Iballë)

Muharrem Pengili (Krujë

Ahmet Zogu (Mat)

Musa Maçi, Xhelal Toptani (Tiranë)

Izedin Beshiri, Imzot Nikollë Kaçorri (Durrës)

Qazim Bej, Shazivar Alltuni (Kavajë)

Irfan bej, Lef Nosi (Elbasan)

Sami bej Vrioni, Mehmet Esat, Dhimitër Lavda (Berat, Skrapar)

Ahmet bej Resuli, Emin Vokopola (Lushnje)

Kahreman Vrioni (Fier)

Elez Isufi (kryetar fisi, Peshkopi)

Sali Spahia (nënprefekt i Lumës)

Hysni bej Curri (nënprefekt i Bunjës)

Sali Mani (Bunje)

Hasan Prishtina (Kosovë)

Në fjalën e tij, perandori shfaqi gëzimin që takonte delegacionin shqiptar, ndërsa tha se të dy vendet kishin armiq të përbashkët dhe se Vjena kishte dëshirë t’i jepte Shqipërisë një administratë të rregulluar që të rregullonte fetë, fiset, gjuhën, shijet kombëtare e të drejtat e hershme të popullit shqiptar. Perandori e siguroi dërgatën se do t’i jepte popullit shqiptar të gjithë mbrojtjen e tij. Në emër të dërgatës ka folur Trollman (me përkthim të Gjergj Pekmezit) me një fjalim në të cilin vihej në dukje se asnjë shtet nuk ishte kujdesur për Shqipërinë si Austro – Hungaria. Foli edhe Hasan Prishtina duke theksuar rolin shpëtimtar të Vjenës në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular