BallinaKryesoreMilan ‘pushton’ Torinon, gjunjëzon Juventus me 3 gola, mban gjallë ëndrrën...

Milan ‘pushton’ Torinon, gjunjëzon Juventus me 3 gola, mban gjallë ëndrrën për Champions

Milan ka marrë një fitore të madhe përballë Juvenusit në Torino. Kuqezinjtë me tre pikët e marra në ”Juventus Stadium” kanë rimarrë sërish vendin e dytë me pikë të barabarta me Atalantan.

Tre gola gjunjëzuan Juventusin i cili tashmë e sheh veten në vendin e pestë, jashtë zonës Champions edhe pse janë edhe 3 ndeshje për t’u luajtur.

Brahim Diaz shënoi golin e parë teksa e çoi topin në trekëndësh kur pjesa e parë po përfundonte.

Në fraksionin e dytë Kessie humbi një penallti që u prit me mjeshtëri në Sczezny, por goli i dytë do të vinte sërish.

Për të kishte menduar Ante Rebiç i cili me një silurë çoi topin në trekëndësh, duke lënë portierin polak të shtangur. Ndërkohë për një të tretë mendoi edhe mbrojtësi i ri, Fikayo Tomori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular