BallinaKronikeDetaje nga aksidenti në Berat/ 28-vjeçarja kishte rënë edhe më parë nga...

Detaje nga aksidenti në Berat/ 28-vjeçarja kishte rënë edhe më parë nga 15 metra lartësi!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e sotme në fshatin Vërtop të Poliçanit, ku një 28-vjeçare e identifikuar si shtetasja Anxhela Ibro humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në lumë duke rënë nga një urë e lartë 15 metra.

Aktualisht ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se Ibro punon në bashkinë e Poliçanit. Gjithshtu në zgjedhjet e 25 prillit ajo ishte zv.kryetare e KZAZ nr.67, nën logon e PS.

Bëhet me dije po ashtu se ky nuk është aksidenti i parë i 28-vjeçares, pasi edhe disa vite më parë ajo ka humbur kontrollin e automjetit në dalje të Poliçanit duke rënë po nga 15 metra lartësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular