BallinaKronikeGjenden dy të vdekur. Dyshohet nga…Policia jep detaje

Gjenden dy të vdekur. Dyshohet nga…Policia jep detaje

Dy persona kanë gjetur vdekjen në dy raste të ndryshme në Lezhë dhe në Durrës.

Në tregun e Milotit, një person ende i pa identifikuar është gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë në Porto Romano, një 56 vjeçar është gjetur i mbytur nga peshkatarët.

Lezhë/ Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” është gjetur në rrugë , pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo demtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale .

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B., rreth 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular