BallinaAktualitetNga fëmijëria, te protestat studentore dhe karriera si gazetar/ Rrëfehet Fevziu: Me...

Nga fëmijëria, te protestat studentore dhe karriera si gazetar/ Rrëfehet Fevziu: Me Berishën kam pasur raport miqësore, me Nanon kam pasur disa përplasje

Një ndër gazetarët më të njohur në dekadat e fundit në Shqipëri, Blendi Fevziu ka rrëfyer për publikun episode nga jeta e tij nga fëmijëria deri më sot.

Gjatë intervistës në emisionin “Dola te Ola” në News 24, Fevziu shprehet se ka pasur fatin të bëjë punën që gjithmonë ka ëndërruar, ndërsa tregon raportet me politikanët më të rëndësishëm në Shqipëri. 

Duke u kthyer te fëmijëria e hershme, Feviziu tha se deri në moshën 6-vjeçare nuk ka qenë një fëmijë i qetë. “Kam qenë fëmijë shumë kurioz, më shumë me sendet se sa me njerëzit”, u shpreh ai. Mandej ai tregon se ka qenë një adoleshent normal pa ndonjë shpërthim.Gazetari i njohur thotë se prindërit e tij kishin studiuar Gjuhë Shqipe dhe Letërsi dhe nuk dëshironin të njëjtin profesion për të birin. Duke u ndalur te protestat në Qytetin Studenti gjatë ndryshimit të sistemit, Fevziu tha se nuk e kishte menduar të ardhmen sikundër është sot.

“Shumë më të thjeshtë nga ky që kemi prodhuar sot. Jo vetëm unë, por të gjithsecili mendonte se kjo gjë do ndërronte punë ditësh, javësh, dhe çdo gjë do bëhej si në Europë. Pastaj filluam të kuptojmë se sa probleme historike, shoqërore, kemi ne vetë me veten. Nuk isha lider i grupit, isha një nga studentët që ishte i njohur”, tha Fevziu.

Ai tregoi se i ka dhënë mësim për disa orë kreut të PD Lulzim Basha në gjimnazin “Sami Frashëri”, gjatë kohës kur bënte stazhin si mësues.

“Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të”, tha ai.

Presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai

Duke kujtuar një intervistë të hershme me Edi Ramën, Fevziu tha se ishte ndër të paktët që interesohej më shumë për pamjen dhe dekorin.

“Nuk ka qenë i vështirë Rama, intervista ishte e qetë në raport me tani. Rama ka qenë ndër të vetmit persona që interesohej më shumë për pamjen dhe dekorin se sa të tjerët. Mbaj mend që për këtë intervistë ramë dakord që ai do vinte. Unë isha në plazh se ishte e diel, më merr drejtori i televizionit më thotë se ka ardhur ky këtu po ndryshon dritat. Kishte shkuar përpara kishte marrë një shkop dhe e çonte dritën nga vetja e vet. Kjo nuk më kishte ndodhur. Ka tjetër autoritet, tjetër kokëfortësi, tjetër grint”, tregon ai.

Gazetari i njohur tregoi se intervistën e parë me Fatos Nanon e ka realizuar gjatë kohës që ai ka qenë në burg në 1995, ku kishte fiksuar edhe një foto. Fevziu tha se ka biseduar me të për rreth 3 orë dhe para realizimit të kësaj interviste, ai kishte shkëmbyer me të vetëm dy letra.

Ai zbuloi se gjatë kohës që Fatos Nano ka qenë kryeministër ata kanë patur disa përplasje, ndërsa pjesa tjetër ka qenë një raport korrekt. Fevziu e cilësoi si raport miqësor atë me ish-kryeministrin Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular