Shteti e la në harresë/Emigranti rindërton kishën 2 shekullore në Mirditë! Ja kur do të hapë dyert objekti i kultit (FOTO)

4
201

Kisha e Shëlbuemit në Selitë të Mirditës, e cila është ndërtuar rreth viteve 1830  është rikthyer në identitet dhe pritet të hapë dyert për besimtarët e krishterë  pikërisht në ditën e festës së Shëlbuemit në 13 maj, raporton korrespondenti i “Panoramës”.

Shteti Shqiptar dhe Bashkia Mirditë prej 7 dekadash e kishin lënë në harresë këtë objekt kulti me vlera të rralla historike të trashëgimisë kulturore, teksa pas shembjes nga regjimi komunist, kishës i kishin mbetur themelet dhe pak mure anësore.

Kjo nuk i pengoi banorët e fshatrave të Selitës që edhe përgjatë diktaturës të shkonin në kishë për të kryer ritet fetare si të parët e tyre, teksa pas demokracisë u rikthyen ritualet fetare, tashmë në liri.

Në një kohë kur shteti dhe institucionet heshtën për vite me radhë, për të rikthyer këtë objekt kulti në identitet  mendoi familja e Nikoll Bushkolës, i cili së bashku me djalin e tij Agustinin dhe vellezërit e tjerë vendosën që me një pjesë të kursimeve të fituara në emigracion të rindërtonin këtë kishë.

Punëtorët që morën përsipër ndërtimin e kishës veç banorëve të zonës, janë edhe banorë të besimit mysliman të Dibrës e Matit, të njohur për bashkëjetesën në harmoni me vëllezërit e tyre mirditorë dhe mjeshtra të punimit të gurit.

Në foto duket objekti i rindërtuar që tashmë do hapë dyert për besimtarët  katolikë nga mbarë Mirdita e Shqipëria.

 

4 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: startnews.news/2021/05/09/shteti-e-la-ne-harrese-emigranti-rinderton-kishen-2-shekullore-ne-mirdite-ja-kur-do-te-hape-dyert-objekti-i-kultit-foto/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: startnews.news/2021/05/09/shteti-e-la-ne-harrese-emigranti-rinderton-kishen-2-shekullore-ne-mirdite-ja-kur-do-te-hape-dyert-objekti-i-kultit-foto/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: startnews.news/2021/05/09/shteti-e-la-ne-harrese-emigranti-rinderton-kishen-2-shekullore-ne-mirdite-ja-kur-do-te-hape-dyert-objekti-i-kultit-foto/ […]

Comments are closed.