BallinaAktualitetVdekja e tre pushuesve nga Kosova/Ja çfarë thonë në spitalin e Manzës...

Vdekja e tre pushuesve nga Kosova/Ja çfarë thonë në spitalin e Manzës dhe QSUT

Drejtori i  Spitalit  të Manzës,  Dr Anesti Konduri, në një reagim për mediat lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani thotë se shkaqet e helmimit janë ende të dyshimta.

Teksa u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur thotë se pacientët janë paraqitur me shenja të lehta në këtë qendër shëndetësore.

Sipas tij, ata nuk kanë deklaruar se dyshonin për helmim nga kërpurdhat.

Shkaqet mbeten në kufirin e hipotezave, sipas tij.

Teksa pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre shtetasit nga Kosova, policia ka proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, mjekun Shyqyr Beqajn 54 vjeç  dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar.

Edhe familjarët i akuzuan mjekët e spitalit të Manzës për neglizhencë, por akuzat nuk i kursyen as për QSUT. Kjo e fundit ka dalë sot me një deklaratë për ngjarjen.

“Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjëndja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor.

Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021” thuhet në njoftim.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular