BallinaKryesoreFtesa e Ramës/ PD: Diversion, ne nuk ndalemi në betejën tonë

Ftesa e Ramës/ PD: Diversion, ne nuk ndalemi në betejën tonë

Partia Demokratike reagoi pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën.

Ai më tej tha se mund të diskutojë me PD-në për zgjedhjen e presidentit të ri, pas shkarkimit të Ilir Metës.

Sipas PD, këto janë diversione për të hequr vëmendjen nga manipulimi i votave.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.

Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi,” thuhet në deklaratën e PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular