BallinaAktualitetNjoftim i rëndësishëm nga Ambasada Shqiptare në Francë: Ata që kanë aplikuar...

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Shqiptare në Francë: Ata që kanë aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti të…

Ambasada Shqiptare në Francë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar deri më datë 9 për pasaportë apo kartë identiteti, t‘i tërheqin ato.

Përmes një postimi zyrtar në “Facebook”, ambasada njofton se qytetarët mund t‘i tërheqin ato nga e hëna, të martën dhe të mërkurën, nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

“NJOFTIM

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 9 prill (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë të tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 14:00 deri 16:00. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular