BallinaAktualitetParashikimi i motit sot dhe neser 10 -11 maj 2021

Parashikimi i motit sot dhe neser 10 -11 maj 2021

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë mot  të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 10 maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore       8/27°C

Zona e ulët        9/30°C

Zona bregdetare  11/28 °C

Kosova, e hënë, dt 10 maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24 gradë Celcius.

E martë, 11 maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat:

Zona malore       8/28°C

Zona e ulët        9/30°C

Zona bregdetare  11/28 °C/Nga RTSH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular