BallinaKryesoreRama “shkrin” strukturat e PS-së, mbledh kongresin e Jashtëzakonshëm në....

Rama “shkrin” strukturat e PS-së, mbledh kongresin e Jashtëzakonshëm në….

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur deputetët e PS-së të rinj dhe të vjetër pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në fjalën e tij, Rama ka bërë të ditur se pas fitimit të zgjedhjeve është momenti i duhur për të thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së.

Ai paralajmëroi se PS-ja më 12 qershor do të ketë 30-vjetorin dhe se do të jetë momentin edhe për rifreskimin e PS-së.

“Kongres të jashtëzaonshëm, por edhe të paraqesim edhe vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës, por puna do të nisë tani. Kongresi i Jashtëzakonshëm do të zgjedhë edhe asambelenë kombëtare kur do të hyjnë më të mirët. Jemi gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër. Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë në asnjë mnyërë dy të parëve në marrëdhëniet me opozitën, sado që të na sulmojnë të na shajnë dhe të provokojnë nga legjitimimi i dhënë nga votuesit, nga mos gëlltitja e humbjes së tyre”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular