BallinaKronikeSekuestrohet 1 kg kokainë/Policia përballet me kriminelët e rrezikshëm në Durrës dhe...

Sekuestrohet 1 kg kokainë/Policia përballet me kriminelët e rrezikshëm në Durrës dhe qëllon me…

Policia e Durrësit ka reaguar për të shtënat me armë, që u raportuan pak më parë në qytetin bregdetar.

Sipas informacionit zyrtar, bëhet me dije se është zhvilluar një operacion për kapjen e një grupi të rrezikshëm kriminal.

Gjatë aksionit kanë rënë në pranga V.M.,  29 vjeç dhe E.SH., 30 vjeç, si dhe është sekuestruar 1 kg kokainë.

Policia thekson, se dy të rinjtë me precedent të theksuar kriminalë në fushën e narkotikeve,  kanë  kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë  tentuar të largohen.

Kjo ka bërë që njeri nga efektivët të nxjerrë armën dhe të qëllojë në ajër.

“Policia e Durrësit  ishte në  operacion  në lagjen nr 13 Plazh për  të  kapur një  grup që merrej me shpërndarjen  e lëndëve  narkotike Kokainë . Gjatë  operacionit  dy persona me precedent të theksuar kriminal  në fushën e narkotikeve   kanë  kundërshtuar  me dhunë   policinë dhe kanë  tentuar të largohen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  t’i neutralizuar.  Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë. Vijon operacioni”, njofton policia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular