BallinaKronikeViktima dhe autori i vrasjes në Tiranë miq të shqiptarit që vinte...

Viktima dhe autori i vrasjes në Tiranë miq të shqiptarit që vinte në rresht ushtarët grekë, momenti kur përmendte emrat e tyre

Shqiptari, i cili alarmoi autoritetet greke të ushtrisë teksa detyronte ushtarët të përmendnin emrin e moderatorit “Meriton Mjekiqi”, ishte edhe mik me viktimën dhe autorin e vrasjes në lagjen “5 maj” në Tiranë, raporton Top Channel.

Në pamje dëgjohet momenti kur thotë: “Përshëndes krejt shokët e mi të 5 majit, Marius Dema, Emiljan Pjetra, Erlin Peka, Tallman, Gjoni Blackcent”. Marius Dema ishte autori i vrasjes së Mehmet Qemës, i cili njihet ndryshe me nofkën “Tallman”, të cilën e përmendin edhe në video.

Siç shihet, njëri prej shqiptarëve i cili duket se ka rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Ndërkohë mediat greke e kanë cilësuar si një skandal dhe kanë nisur hetimet. Kujtojmë se në Greqi, ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri 27-vjeçari Mehmet Qema.

Mësohet se Qema është vrarë nga 28-vjeçari Marius Dema, me të cilin kishte qenë edhe i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular