BallinaKronikeVrasje me armë zjarri e 27 vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohen në polici...

Vrasje me armë zjarri e 27 vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohen në polici 5 të rinjtë të shpallur në kërkim

Janë vetëdorëzuar në policia dhe do arrestohen të 5 personat që ishin të shpallur ne kërkim për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Rrugën “5 Maji”.

Ata akuzohen për veprën penale  veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës dhe mos kallëzim krimi.

Nga ngjarja e rëndë mbeti i vrarë 27 vjeçari Mehmet Qema, i cili u qëllua me pistoletë nga shoku i tij, me gjasë ngjarje aksidentale.

Më herët është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar, Marjus Dema.

Policia shpalli ne kerkim shtetasit Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari, dhe Xhuljano Koçi.

NJOFTIMI I POLICISE

Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një tavolinë lokali, ku viktima ishte i ulur me disa shokë.

 

SI KA NDODHUR NGJARJA

Paraprakisht bëhet e ditur se në momentin kur ka ndodhur vrasja, viktima ka qenë ulur jashtë ambienteve të një lokali, në shoqërinë e 5 personave, mes tyre edhe autori i dyshuar. Mehmet Qema është qëlluar me një plumb në gjoks.

Menjëherë pas krimit, miqtë e kanë çuar 27-vjeçarin në QSUT, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular