Kreu i PD, Lulzim Basha si përgjigje për debatet në Kryesi ka ftuar të gjithë që ti bashkohen betejës për ndryshim.
Basha thotë se shqiptarët e duan edhe më shumë sot ndryshimin. Sipas tij fushata e fundit e provoi se PD mund t’i bëjë ballë propagandës.
”Kjo fushatë e provoi se ne edhe propogandës se tyre mund ti bëjme ballë— ne mundemi ta shkaterrojmë atë: me zemër, me shpresë!!!
Dhe këte ne e bëmë—shqiptaret dolën me gëzim ne zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!
Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin!
ATA E DUAN NDRYSHIMIN EDHE ME SHUME SOT!!!
Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët.”- tha Basha.