BallinaOP EDDy kriteret që bëjnë që Shqipëria të fitojë rritje ekonomike

Dy kriteret që bëjnë që Shqipëria të fitojë rritje ekonomike

Erjon Gjoci

Vendi nuk mund të vazhdojë më me një rritje ekonomike mesatare prej 2.6%, si në 10 vitet e fundit. Na duhen investime të forta të brendshme dhe të huaja për të arritur normat e rritjes, që na nevojiten për të mbijetuar dhe për  t’iu bashkuar familjes sonë Evropiane.

Që Shqipëria të arrijë ritmet e rritjes ekonomike prej më shumë se 5%, që është e nevojshme për të marrë nën kontroll borxhin publik dhe të jetë në gjendje të rivendosë stabilitetin ekonomik në vend. Pra, është e detyrueshme një nxitje në investimeve, si për investime të brendshme ashtu edhe të huaja. Për të arritur këtë, administrata tjetër duhet të ketë parasysh dhe zbatojë dy kriteret e mëposhtme:

I. Përmirësim në renditjen e vendit në raportet ndërkombëtare duke rritur besimin në arenën e biznesit vendas.

Gjëja kryesore që administrata e re duhet të përqendrohet është të rrisë besimin tek investitorët vendas. Ata janë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike në vend, si dhe referimi kryesor për investitorët e huaj. Një nga arsyet kryesore pse investitorët e huaj kanë qenë gati inekzistent në Shqipëri është se investitorët vendas nuk janë të sigurt për shkak të klimës së biznesit veçanërisht gjatë viteve të fundit. Prandaj është me rëndësi jetike që qeveria e ardhshme të përmirësojë klimën për bizneset vendase, të thjeshtojë barrën tatimore dhe politikat rregullore të biznesit. Kjo do të përmirësojnë renditjen e Shqipërisë në Raportin e Të Bërit Biznes* së Bankës Botërore si dhe marrëdhënieve të tjera.

II. Zgjerimi dhe fuqizimi i agjencisë së marrëdhënieve për investimet e jashtme (AIDA):

Përveç nevojës së investimeve të huaja, apo pranisë si një agjenci informimi, roli i kësaj agjensie duhet të ketë në focus edhe në plan forcimin e kapacitetit të ekonomisë së brendshme, dhe lejimin e konkurences të investimeve të huaja. Görg dhe Seric (2016) përmbledhin: Të ketë transparencë të investimeve të huaja mbi kompanitë lokale për të rritur aftësinë konkurruese. Kjo transparencë do të ketë forma të shumëfishta të ndihmës së drejtpërdrejtë nga biznese të huaja ndaj atyre vendase, si në formën e trajnimit, ndihmë në vendosjen e linjave të prodhimit/shërbimit, si dhe trajnimi i menaxhimit në lidhje me strategjinë dhe planifikimin financiar. Kjo politikë transparente e të bërit biznes iu jep investitorëve të huaj besimin që ata kërkojnë të investojnë në një vend, si dhe plotëson nevojën e biznesit vendas.

Biznesi i brendshëm do të fitojë besim në momentin që ata janë të lirë të konkurojnë. Investitorët e huaj do të tregojnë interes në momentin kur e dinë se kanë një barrë të thjeshtë tatimore dhe një klimë të lirë për të konkuruar. Kjo përmirëson rezultatet tona në Raportin e Të Bërit Biznes si dhe raporte të tjera ekonomike që i duhen Shqipërisë në mënyrë që të jetë më konkurruese në rajon dhe BE.

Qasja e thjeshtësuar e taksës së sheshtë dhe fuqizimi institucional janë tërheqëse për investitorët vendas dhe të huaj. Vlerësimi është i thjeshtë dhe këto kritere zbatohen lehtësisht duke i dhënë një fitore shumë të nevojshme për ekonominë shqiptare. Në këto zgjedhje duhet votuar plani që sjell ndërmjetësimin dhe fuqinë e konkurrencës së biznesit si vendas ashtu edhe të huaj. Votoni me 25 Prill – Që Shqipëria të Fitojë Ekonominë.

– Pedagog i Ekonomisë

*Të Bërit Bizness: Doing Business – https://www.doingbusiness.org/ – World Bank

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular