3 persona mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një sherri ku u përfshi një numër i madh pasagjerësh në aeroportin e Lutonit në Londër.
Sipas policisë, në sherr u përfshinë 2 grupe dhe policia në fund arrestoi 17 prej tyre.
Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, shihet një grumbull njerëzish që lëshojnë karrige, sende të forta dhe grushte me njëri-tjetrin.
Një dëshmitar në vendngjarje tregon se sherri nisi pasi një burrë hodhi një shishe ndaj një personi tjetër që ofendoi gruan që ishte me të.
Nuk dihet kombësia e personave të përfshirë në këtë incident në aeroport, që nuk pengoi aspak aktivitetin e tij.